22.3 C
Pristina
E premte, 21 Qershor, 2024

ZRrE-ja sot vendos për shtrenjtimin e rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e cila është paraparë të mbahet sot në orën 15:00, pritet të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Bazuar në vendimin që ZRRE-ja e ka marr një javë më parë, me të cilin ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë eurosh, tarifat e energjisë elektrike, nga muaji prill, pritet të rriten rreth 15 për qind.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fajzullahu, javën që shkoj ka theksuar se rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, Qeveria ka propozuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

Ndërsa Presidenca ka rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe ka propozuar që kostoja shtesë e operatorëve, e diktuar nga importi, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh, të ndara nga Bashkimi Evropian.

Javën që shkoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në pritje të vendimit të ZRRE-së për tarifat e energjisë elektrike.

Ai ka deklaruar se për momentin nuk mund të flasin nëse do të subvencionojnë rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe se pas dorëzimit të komenteve të tyre janë në pritje të vendimit.

Gjatë procesit të shqyrtimit të tarifave, ZRRE-ja ka propozuar që çmimi i rrymës të rritet për 14 për qind. Ky propozim ka ardhur pas kërkesës së KESCO-s që çmimi të rritet për 50 për qind.

Edhe KEK-u ka kërkuar që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që ai ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro.

Rendi i ditës i mbledhjes së ZRRE-së që do të mbahet të enjten.

Miratimi i Rendit të Ditës;

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022;

Të tjera.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA