8.3 C
Pristina
Friday, February 27, 2026

ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte

Në Gjykatën Speciale sot po mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Prokurori Joshua Hafetz pretendoi se akuzat ndaj Fadil Fazliut kanë të bëjnë me udhëzimet që ai mori dhe ia përcolli Rrustem Mustafës- Remit, se si dëshmonte në Hagë gjatë gjykimit të Thaçit.

Fazliu e kishte vizituar Thaçin në paraburgim në Korrik të vitit 2023. Sipas ZPS, me të kuptuar Thaçi se kur do të jepte dëshminë në Hagë Remi, si dëshmitar i ZPS, djali i Fazliut e kontaktoi Remin dhe më pas ai u takua me të akuzuarin.

“Tre ditë më vonë Fazliu shkoi e takoi Thaçin në Hagë dhe vizita u incizua”, tha prokurori.

Pesë ditë pasi ZPS njoftoi për dëshmitarin për 26 qershor, djali i Fazliut kontaktoi Remin që Fadil Fazliu të takohej në Kosovë. Tre ditë më vonë Fazliu shkoi e takoi Thaçin në Hagë dhe vizita u incizua në bazë të një urdhi gjyqësor.

“Gjatë vizitës ai foli për dëshminë e Remit dhe tha se dëshmia e tij ishte vendimtare dhe se ai do të vendoste precedentin e dëshmitarëve pasues që do ta ndiqnin atë, duke thënë atë që Thaçi i tha në hollësi se si do të duhej të ishte dëshmia e Mustafës, çfarë duhej të thoshte ai, në mënyrë që Remi të kthehej në Kosovë ‘ose si hero ose si njeri i turpëruar’. Thaçi i dha urdhër Fazliut që këto udhëzime t’ia jepte Mustafës para se ai të dëshmonte në Hagë”, tha prokurori duke shtuar se Fazliu u pajtua dhe madje kontribuoi se çfarë duhej të thoshte Mustafa.

Ndërkaq, Kuçi, tha ai, foli me Thaçin për ndikim ndaj dy dëshmitarëve dhe një viktime.

Gjatë seancës, prokurori tha po ashtu se në vizitën në Hagë, Kilaj kishte marrë udhëzime se si dëshmitari 4, të ndryshonte dëshminë.

Ky dëshmitar ishte viktimë, “që më parë e kishte implikuar Thaçin lidhur me keqtrajtimin që i kishin bërë anëtarë të UÇK-së”.

Kilaj, tha Prokuroria, mori shënime gjatë takimit në Hagë.

“Thaçi nënvizoi rreshtin dhe faqen e dëshmisë paraprake të dëshmitarit, saktësisht se çfarë duhej të ndryshonte ai”, pretendoi prokurori./REL/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA