Në funksion të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve, presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi për të diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Osmani me këtë rast theksoi rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent, me integritet dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligj.
Ndërsa Radoniqi e njoftoi presidenten për përgatitjet që KQZ-ja lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent.