Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të zgjatë mandatin e emisarit të tij për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028.
Sorensen ishte emëruar për herë të parë në këtë pozitë në janar të vitit 2025. Ai vizitoi për herë të fundit Kosovën më 14 janar 2026, duke shprehur shpresën se ky vit do t’i sjellë Kosovës rezultate që viti 2025 nuk ia dha.
Gjatë vizitës, Sorensen uroi për Vitin e Ri dhe për zgjedhjet, duke theksuar pritjen që Kuvendi të konstituohet dhe Qeveria të formohet, gjë që sipas tij do të mundësojë përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.






