Këtë vit, festa e Krishtlindjeve mund të duket ndryshe, por një gjë mbetet e pandryshuar: filmat tuaj të preferuar të Krishtlindjeve do të transmetohen gjatë dhjetorit.
“Home Alone” (1990)
Kevin McCallister, mbetet vetëm gjatë pushimeve të Krishtlindjeve pasi familja e tij e harron në shtëpi. Në vend që të shqetësohet, Kevin vendos të shijojë Krishtlindjen më të mirë të jetës së tij… edhe pse dy hajdutë (Joe Pesci dhe Daniel Stern) përpiqen t’i prishin planet. Ky film është një traditë e domosdoshme për shumicën e familjeve gjatë festave..
“Hoë the Grinch Stole Christmas” (2000)
Versioni i Jim Carrey-t i Grinch-it nga viti 2000 është bërë adaptimi i preferuar i historisë së Dr. Seuss. Me humorin e tij të çmendur dhe energjinë unike, Carrey sjell në jetë përbindëshin e famshëm, ndërsa Taylor Momsen interpreton Cindy Lou Ëho-n e ëmbël dhe të pafajshme.
Asnjë festë Krishtlindjeje nuk do të ishte e plotë pa Charlie Broën. Animacioni klasik i vitit 1965 ndjek aventurat e thjeshta por të ngrohta të Charlie-t dhe miqve të tij, ndërsa mësojnë vlerat e vërteta të Krishtlindjeve.
“Elf” (2003)
Kush mund të mos qeshë me këtë komedi me Ëill Ferrell? Duke ardhur nga Poli i Veriut në Neë York City, Buddy, elfi i gëzuar, përpiqet të krijojë një lidhje me babanë e tij të humbur prej kohësh, ndërsa ndan shpirtin festiv me këdo që takon.
“Rudolph the Red-Nosed Reindeer” (1964)
Rudolfi me hundën e kuqe është heroi i nevojshëm i ekranit çdo vit. Animacioni klasik i NBC tregon historinë e një reni të refuzuar për shkak të hundës së tij ndriçuese, i cili përfundimisht bëhet shpëtimtari i Krishtlindjeve duke udhëhequr sajën e Santa Claus.
“It’s a Ëonderful Life” (1946)
Ky film romantik i vitit 1946 është një nga të parat klasike të Krishtlindjeve në historinë e kinemasë. Ndërsa George Bailey mendon për një jetë pa ekzistencën e tij, një engjëll i quajtur Clarence i tregon atij një realitet alternativ, duke e bërë atë të kuptojë rëndësinë e jetës së tij.
“National Lampoon’s Christmas Vacation” (1989)
Ky klasik tjetër i Krishtlindjeve ndjek përpjekjet e Clark Grisëold për të krijuar një Krishtlindje të përsosur familjare. Por gjërat shkojnë keq kur kushëriri Eddie dhe familja e tij shfaqen papritur dhe problemet financiare fillojnë të grumbullohen.