9 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2024

Xhaka nominohet për “Topin e artë”: Krenari e madhe për mua dhe familjen

Futbollisti Granit Xhaka, ka shënuar një sukses historik në karrieren e tij personale.

Për herë të parë, anëtari i Bayer Leverkusenit dhe kombëtares zvicerane është në garë në mesin e 30 futbollistëve për çmimin prestigjioz “Topi i artë”.

Pas këtij lajmi, ka reaguar babai i tij, Ragipi, i cili u shfaq tejet i lumtur me këtë arritje.

Ai e quajti këtë krenari të madhe.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar”.

“Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite”.

“Urime Granit, krenaria jonë”, u shpreh ai në reagim.

31 vjeçari pati një sezon fantastike me “farmacistët”.

Skuadra e Xabi Alonson, i rrëmbeu tri trofe të futbollit gjerman.

Për herën e parën në histori, Bayer Leverkusen u shpall kampione e Bundesligas, derisa mori edhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Granit Xhaka, dha kontribut të jashtëzakonshëm në këtë sukses me lojën dhe golat e bukur të tij.

Bile, edhe në javën e parë kundër ish klubit të tij, Borussia Monchengladbach, Xhaka realizoi një gol briliant, duke lansuar nga larg një perlë ashtu siç ai di.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA