Kalo te përmbajtja
Të fundit

“Wagner” tërhiqet nga Bakhmuti

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

“Wagner” tërhiqet nga Bakhmuti

Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, ka thënë të enjten se luftëtarët e këtij grupi kanë nisur të tërhiqen nga qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës.

Shefi i “Wagner”-it, Jevgeni Prigozhin, tha se kontrolli i qytetit do t’i bartet ushtrisë së rregullt ruse, deri më 1 qershor.

Reklamë

Megjithatë, Prigozhin tha se forcat e tij do të jenë të gatshme të rikthehen, nëse ushtria ruse nuk është në gjendje ta menaxhojë situatën.

Beteja për qytetin lindor të Bakhmutit, ka qenë më e gjata dhe më e përgjakshmja e luftës në Ukrainë, që filloi para 15 muajve.

Mercenarët e “Wagner”-it kanë udhëhequr luftimet në këtë qytet për Rusinë, por sipas Prigozhin-it, grupi në këtë betejë ka humbur 20 mijë prej luftëtarëve të tij.

Prigozhin ka qenë figurë kyçe e pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të 2022-ës. Ai kishte rekrutuar nga burgu mijëra kriminelë të dënuar, derisa, sipas tij, prej 20 mijë të vrarëve, rreth gjysma e tyre ishin kriminelë të dënuar.

Më herët këtë muaj, SHBA-ja tha se besohet se më shumë se 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë në betejën e Bakhmutit dhe 80 mijë të tjerë janë plagosur.

Kreu i “Wagner”it, të shtunën tha se qyteti i Bakhmutit është kapur, megjithatë, Ukraina nuk ka pranuar se qyteti ka rënë në duart e forcave ruse.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha të enjten se forcat ukrainase vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të një distrikti, në jugperëndim të qytetit.

Sipas analistëve dhe ekspertëve ushtarakë, Bakhmuti ka vlerë të vogël strategjike për Rusinë, por kapja e tij do të ishte një fitore simbolike, pas betejës më të gjatë të luftës në Ukrainë. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
“Wagner” tërhiqet nga Bakhmuti | ATV