Kalo te përmbajtja
Të fundit

Procesi i Berlinit, Rama dhe Kurti në listën e të ftuarve në samitin në Mal të Zi

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Procesi i Berlinit, Rama dhe Kurti në listën e të ftuarve në samitin në Mal të Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet pasnesër në Miloçer të Budvës, në Mal të Zi.

Në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar janë edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare.

Reklamë

Në samit do të jetë e pranishme edhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjatë vizitës në Mal të Zi do të zhvillojë takime me udhëheqësit e vendit dhe përfaqësues të tjerë politikë.

Sipas Komisionit Evropian, në këto takime do të diskutohet për përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE dhe reformat e nevojshme për avancimin e këtij procesi.

Ndërkohë, mediat malazeze raportojnë se Kos pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend.

Bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të jenë ndër temat kryesore të samitit.

Në listën e publikuar nga Qeveria e Malit të Zi përfshihen edhe drejtues të institucioneve financiare dhe organizatave rajonale, përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’