Kalo te përmbajtja
Të fundit

Prishtina 2030 në pikëpyetje, Qeveria e Kosovës pritet t’i përgjigjet urgjentisht ICMG-së

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Prishtina 2030 në pikëpyetje, Qeveria e Kosovës pritet t’i përgjigjet urgjentisht ICMG-së

Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 po shoqërohen me zhvillime të reja, pas shqetësimeve të ngritura nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare lidhur me përmbushjen e obligimeve për organizimin e këtij eventi të madh sportiv.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, sot është mbajtur një takim urgjent mes ministrit të Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku në fokus kanë qenë vërejtjet e ICMG-së dhe hapat që duhet të ndërmerren për të çuar përpara projektin Prishtina 2030.

Reklamë

Nga ky takim, sipas të njëjtave burime, është vendosur që Qeveria e Kosovës t’i dërgojë përgjigje institucionit ndërkombëtar deri nesër, të mërkurën, lidhur me çështjet e ngritura për procesin e përgatitjeve.

Kjo situatë vjen pas publikimit të një letre të ICMG-së nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në të cilën janë paraqitur shqetësimet për përmbushjen e detyrimeve dhe aspektet financiare që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Ndërkohë, vëmendja pritet të zhvendoset te takimi i radhës i ICMG-së, i planifikuar për 19 dhjetor, ku do të diskutohet edhe për të ardhmen e këtij projekti në Kosovë.

Përgjigjja e Qeverisë dhe masat që do të ndërmerren në ditët në vijim mund të jenë vendimtare për ecurinë e procesit, ndërsa organizimi i Prishtina 2030 mbetet përballë një momenti të rëndësishëm, në të cilin pritet të qartësohet rruga drejt realizimit të këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’