Kalo te përmbajtja
Të fundit

Haxhiu priti në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, flasin për barazinë gjinore

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Haxhiu priti në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, flasin për barazinë gjinore

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.

Sipas njoftimit për media u diskutua për prioritetet e agjendës legjislative të Kuvendit, për mbështetjen që NDI do t’i ofrojë Institutit Parlamentar, si dhe për avancimin e një agjende ligjvënëse që merr parasysh nevojat dhe përvojat e grave dhe burrave në mënyrë të barabartë.

Reklamë

‘’Duke falënderuar znj. Soderberg për përkushtimin e saj personal dhe për mbështetjen e vazhdueshme që NDI i ka dhënë Kuvendit ndër vite, Kryeparlamentarja Haxhiu tha se i gëzohet vazhdimit të këtij bashkëpunimi, me bindjen se institucionet e Kosovës bëhen më të forta kur përfitojnë nga dija, përvoja dhe partneritetet e qëndrueshme’’, thuhet në njoftim.

“Besoj se ligjet e mira fillojnë nga njohja e mirë e nevojave të qytetarëve. Prandaj, është e rëndësishme që Kuvendi të ketë kapacitete të fuqishme profesionale dhe që barazia gjinore të jetë pjesë e vetë procesit të hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve”, tha Albulena Haxhiu.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’