14.7 C
Pristina
Tuesday, March 10, 2026

Vjen reagimi publik i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës për mungesën e punësimit të specialistëve të rinj

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se numri i pacientëve me sëmundje malinje po rritet vazhdimisht nga viti në vit.

Në një reagim publik, SHOK thekson se, pavarësisht nevojës së madhe për shërbime onkologjike në sistemin shëndetësor publik, disa specialistë të rinj të onkologjisë vazhdojnë të mbeten të papunë. Sipas shoqatës, këta specialistë janë trajnuar për vite me radhë me investim të konsiderueshëm publik dhe personal, por ende nuk kanë mundësi punësimi në institucionet publike.

Shoqata vlerëson se çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të përgjithshëm të kujdesit për pacientët me kancer në Kosovë.

Aktualisht, aplikimi i kimioterapisë dhe radioterapisë në nivel vendi realizohet kryesisht në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), gjë që sipas SHOK-ut krijon ngarkesë të madhe për sistemin dhe shpesh rezulton me vonesa në trajtimin e pacientëve.

Në këtë kontekst, shoqata konsideron se angazhimi i shpejtë i onkologëve të rinj do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve onkologjike, përmirësimin e qasjes së pacientëve në trajtim dhe uljen e kohës së pritjes për terapi.

Shoqata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta adresojnë këtë çështje me prioritet, duke krijuar mundësi për integrimin e specialistëve të rinj në sistemin shëndetësor publik dhe duke forcuar kapacitetet e shërbimeve onkologjike në vend.

Sipas SHOK-ut, përmirësimi i trajtimit të pacientëve me kancer duhet të mbetet një prioritet i përbashkët institucional dhe profesional.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA