9.4 C
Pristina
Monday, February 9, 2026

Vizita e Dodikut në Shtëpinë e Bardhë, rrezik për keqinterpretim politik

Vizitat në Shtëpinë e Bardhë kanë kryesisht karakter simbolik dhe shpesh interpretohen si shenjë legjitimiteti politik në arenën ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye, ato mund të keqpërdoren për konsum të brendshëm politik.

Njohësi i çështjeve politike, Dorajet Imeri, vlerëson se vizita e Milorad Dodikut në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet parë si ndryshim i qëndrimit amerikan, por si rrezik për keqinterpretim, duke pasur parasysh historikun e tij politik.

Sipas Imerit, Dodik ka qenë dhe mbetet një aktor që ka minuar vazhdimisht stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës, duke sfiduar rendin kushtetues dhe Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe duke promovuar narrativa separatiste.

Ai kujton se Dodiku është mbështetës i Kremlinit dhe se zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, kanë paralajmëruar se veprimet e tij kërcënojnë sigurinë dhe institucionet e Bosnjë-Hercegovinës.

Retorika e tij, sipas Imerit, shoqërohet edhe me relativizimin e krimeve të luftës, përfshirë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. Imeri thekson se shqetësimi kryesor për rajonin dhe Kosovën nuk lidhet me vetë aktin diplomatik, por me mënyrën se si Dodiku e instrumentalizon këtë vizitë për të ndërtuar imazh legjitimues dhe për të justifikuar politika destabilizuese.

Sipas tij, normalizimi i figurave që cenojnë paqen dhe rendin kushtetues krijon precedent të rrezikshëm për stabilitetin rajonal.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA