Viti i ri shkollor filloi si çdo vit me një shtator në të gjitha shkollat e Kosovës. Por jo të gjithë nxënësit u kthyen në bankat e shkollës. Shkollave të Kosovës i munguan hiq më pak se 629 nxënës. Ata nuk i braktisën vetëm bankat shkollore, por dhe Kosovën.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 629 nxënës, kanë braktisur shkollat dha ja larguar nga Kosova gjatë vitit shkollor 2024/25.
Sipas të dhënave zyrtare, nga ky numër i nxënësve të larguar 350 janë djem, ndërsa 279 vajza.Fenomeni i largimit të nxënësve nuk është shpërndarë njëtrajtësisht në të gjitha komunat. Komunat me numrin më të madh të fëmijëve që kanë ndërprerë shkollimin janë Gjakova me 89 nxënës, Malisheva me 84, Gjilani me 74, Prizreni me 66 dhe Suhareka me 61./ATVLIVE/