Veturat e parkuara afër klinikave të QKUK-së, shkaktojnë tollovi

PËRGATITI: SARA SHEHU 

Hapësirat afër dyerve të klinikave të Qendrës Klinike Universitare janë shndërruar në parking për vetura.

Tash e sa kohë parkimi i veturave në QKUK është një çështje problematike, pasi ato po parkohen në vende joadekuate, ndërkohë që ekziston parkingu adekuat.

Madje, as ky shirit i vendosur afër klinikës së Emergjencës dhe asaj interne nuk po i ndal ngasësit e automjeteve që të mos i parkojnë veturat ku është e ndaluar.

Mes tjerash, në këto hapësira janë dëmtuar edhe pengesat të cilat pamundësojnë parkimin e veturave.

Por përcjellësit e pacientëve nuk e shohin shqetësuese këtë situatë.

Derisa ky institucion i nivelit terciar posedon parking adekuat, ndonëse me pagesë, qytetarët e kanë një arsyetim pse nuk e përdorin atë.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik, Universitar i Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim i ka thënë ATV-së se mosrespektimi i rregullave brenda oborrit të QKUK-së nga ana e qytetarëve, po krijon tollovi.

“Ka parkingje të mjaftueshme për parkimin e automjeteve, por insistimi i palëve për ndalje dhe parkim sa më afër ndërtesave ku marrin shërbime, po krijon fluks në pika dhe kohë të caktuara në oborr, përkundër faktit se brenda oborrit kemi parkingun e madh, i cili ka kapacitet të mjaftueshëm. Këto fakte tregojnë se vetëdijesimi lë për të dëshiruar”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Sipas të dhënave të SHSKUK-së, brenda ditës në oborrin e QKUK-së, qarkullojnë më shumë se 3 mijë automjete nga të gjitha komunat e Kosovës./atvlive.tv/

Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://youtu.be/fYVy9V3h6R8?si=K-Nrhk-GX1lhqPg8

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA