Vazhdojnë problemet me energji, shkak erërat e forta

Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të forta që ka pasur gjatë natës së mbrëmshme dhe sot dhe rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova e Peja.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS ka njoftuar se si shkak i kësaj situate, aktualisht disa dalje janë jashtë funksionit.

“Vendi ynë edhe përgjatë natës së mbrëmshme dhe sot po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, shkaku i të cilave aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja. Paralajmërimeve se edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i goditur me stuhi, KEDS-i i është përgjigjur me mobilizimin e ekipeve të shumta, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë me përkushtim e në mënyrë intensive në mënyrë që gjendja t’i rikthehet normalitetit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA