​Vandalizohet vetura e Top Channel dhe RTV Dukagjinit në veri

Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan. Kurse, në Leposaviq jannë vandalizuar dhe dëmtohen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs.

Makina e ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, është sulmuar nga serbët.

Siç duket edhe në fotot më poshtë, në automjet janë shkruar simbole nacionaliste serbe dhe automjetit i është hequr targa.

Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.

Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë bën me dije se ndaj gazetarëve janë përdorur terma ofendues nga protestuesit serbë.

Lidhur me rastin e Top Chenël, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se me veturën me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolgëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit. AGK-ja, u bën thirrje prezencës ndërkombëtare në Kosovë, NATO dhe EULEX, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe pa u penguar të medieve”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, AGK ka reaguar edhe për veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs në Leposaviq.

“Veturat e RTV Dukagjinit dhe të KALLXOs, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit në Leposaviq. Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa. AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale. Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA