Me mbeshtetje të kryetarit të komunës së Shtimës, Qemajl Aliu, KV Vjosa (vajza) kanë bërë paraqitje të shkëlqyer në Gjermani.
Në dy ndeshje miqësore, ato shënuan fitore, duke treguar otencialin e lartë që kanë.
Për këtë sukses, urime dhe falendërime morën edhe nga kryetari Aliu.
Ky është njoftimi I tij:
E ardhmja e sportit në Shtime premton shumë – vajzat e KV “Vjosa” janë dëshmia më e mirë 🥇
🎉 Vizitën në Gjermani e përmbyllëm në mënyrën më të bukur të mundshme – me tjetër fitore. Vajzat e klubit të volejbollit “Vjosa” treguan përsëri shpirtin luftarak dhe përkushtimin e palëkundur, duke e dominuar edhe lojën e dytë me një performancë të shkëlqyer ndaj ekipit GSV Frondenberg. 🇩🇪🇽🇰
🏐 Me dy fitore radhazi, vajzat tona kthehen në shtëpi me përvojë të çmuar e me motiv shtesë për sfidat e ardhshme.
❤️Urime të gjitha lojtareve dhe trajneres, znj. Binaze Tërshani për këto dy paraqitje fantastike e krenaria jonë e madhe me të gjithë vetëm po rritet.
Faleminderit përzemërsisht qytetar nderit të Komunës sonë, z. Hartmut Ganzke, për këtë eksperiencë të bukur. 🙏 Vielen danke 🇩🇪