Vajza e reperit Eminem, vazhdon të jetë fansja e tij më e flaktë.
Hailie përmes një video ndau reagimin e saj me ndjekësit e rrjeteve sociale duke thënë se është jashtëzakonisht e lumtur me performancën e Eminem së bashku në skenë me reperin 50 cent.
“Ne shkuam në koncertin e 50 Cent dhe isha shumë e lumtur,” u shpreh ajo.” Kur e mendoj, unë nuk e kam parë atë të performojë që kur isha në klasën e gjashtë. Ka kaluar
kaq shumë kohë.”
Hailie konfirmoi se nuk ishte spontane paraqitja e Eminem në skenë me 50 cent, por theksoi se ishte një befasi për publikun të cilin e kishin menduar të dy reperët.
Tutje ajo tha se gjithnjë përjeton emocione të forta kur sheh se sa shumë përkrahës vazhdon të ketë babai I saj, Eminem.
Eminem, ka një marrëdhënie të fortë dhe të ngushtë me vajzën e tij Hailie, e cila është vajza e tij e vetme nga martesa e tij me Kim Scott. Hailie lindi në vitin 1995, para se karriera muzikore e Eminem të kishte sukses të madh botëror./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: