Një kontingjent i ri i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është nisur drejt Kosovës për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të KFOR-it. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes i
Shqipërisë, Pirro Vengu, mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi në Facebook, Vengu ka publikuar fotografi të ushtarëve gjatë nisjes së tyre.
Ai deklaroi se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që do shërbejnë në Kosovë, çdo ditë e mbajnë lart flamurin dhe vlerat kombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Ky angazhim rikonfirmon rolin aktiv të Shqipërisë në kuadër të aleancës së NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.