Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka uruar publikisht këngëtaren Leonora Jakupi me rastin e ditëlindjes së saj. Leonora, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të spektaklit, ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim mbështetës ndaj Elijonës gjatë aventurës së saj në shtëpi.
Mbështetja e hapur e Leonorës ka shkaktuar herë pas here reagime në rrjetet sociale, ku disa fansa e kanë kritikuar si opinioniste për faktin se, sipas tyre, nuk duhet të merrte anën e një banori gjatë lojës. Megjithatë, Leonora nuk ka fshehur kurrë simpatinë dhe përkrahjen e saj për Elijonën.
Edhe pas përfundimit të BBVK 4, ku Elijona arriti deri në finale dhe u rendit e dyta, raporti mes tyre vazhdon jashtë shtëpisë. Me rastin e ditëlindjes së Leonorës, Elijona publikoi një Instastory me një fotografi të këngëtares, të shoqëruar me fjalë të ngrohta: “Urime ditëlindjen për një grua të fortë me shpirt të pastër. Urime ditëlindjen Leonora, t’i uroj të gjitha të mirat e botës”, duke treguar respektin dhe mirënjohjen që ka për të.







