Jeton Mehmeti jep dorëheqje nga Drenica

Jeton Mehmeti nuk do të jetë më trajner i Drenicës, pasi ka njoftuar dorëheqjen nga kjo pozitë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Mehmeti ka bërë të ditur se rrethanat e krijuara së fundmi e kanë bërë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit me klubin nga Skenderaj.
Reklamë
“Rrethanat e krijuara së fundmi e bënë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë”, ka shkruar ndër të tjera Mehmeti, duke falënderuar kryetarin e klubit, Halim Bajraktari, lojtarët dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe.
Ai ka vlerësuar punën e bërë gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës, duke theksuar se largohet krenar për rezultatet e arritura dhe me ndërgjegje të pastër.
“Kam punuar me pasion, përkushtim e profesionalizëm. Ndihem krenar me punën time dhe largohem me kokën lart e ndërgjegje të pastër”, ka deklaruar ai.
Pas 11 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Drenica renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë.







