Kalo te përmbajtja
Të fundit

Lajm i fundit para “El Clasicos”, Courtois shpreson të luajë ndaj Barcelonës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Lajm i fundit para “El Clasicos”, Courtois shpreson të luajë ndaj Barcelonës

Thibaut Courtois mund të jetë në dispozicion të Real Madridit për përballjen ndaj Barcelonës, pavarësisht se klubi madrilen njoftoi më herët se portieri belg do të mungojë për shkak të gripit.

Sipas mediumit britanik “The Athletic”, gjendja shëndetësore e Courtois është përmirësuar dhe ai shpreson të udhëtojë drejt Barcelonës për të qenë pjesë e derbit të madh spanjoll.

Reklamë

Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ndeshje mbetet e pasigurt, pasi Real Madridi e kishte përjashtuar zyrtarisht nga lista për këtë përballje dhe kishte ftuar portierin e ri ukrainas, Illia Voloshyn, si zëvendësues të tij.

Mungesa e Courtois do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Jose Mourinhos, ndërsa në rast se belgu nuk ia del të rikuperohet, Andriy Lunin pritet ta nisë ndeshjen si titullar.

Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të dielën, nga ora 21:00, në “Camp Nou”.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’