Manchester United pëson humbje të rëndë, Bournemouth triumfon 3-0 në “Old Trafford”

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje zhgënjyese, duke u mposhtur 0-3 nga Bournemouthi në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Premier.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 38-të, kur Rayan realizoi pas asistimit të Justin Kluivertit. Vetëm pesë minuta më vonë, Marcus Tavernier shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e vendasve për ta dyfishuar epërsinë.
Reklamë
Në pjesën e dytë, Bournemouthi vazhdoi të krijonte raste, ndërsa në minutën e 71-të Evanilson shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren bindëse të skuadrës së tij.
Manchester United pati vështirësi gjatë gjithë ndeshjes, duke shfaqur sërish probleme në repartin defensiv dhe mungesë efikasiteti në sulm.
Në anën tjetër, Bournemouthi shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit dhe u largua me tri pikë të rëndësishme nga kjo përballje.
Kjo humbje shton presionin mbi Manchester Unitedin, që vazhdon të kërkojë stabilitet dhe rezultate pozitive në kampionatin anglez







