“Unë flej e rehat kur e di kontributin që e kam dhënë për Kosovën”, Peci insiston se Fabrika e Mbetjeve ishte domosdoshmëri për shëndetin publik

Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se fle i qetë sepse e ndjen të pastër ndërgjegjen për kontributin që ka dhënë për Kosovën dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve përmes funksionalizimit të fabrikës për mbetje shtazore.

Ai tha se ka qenë i vetëdijshëm për rrezikun që paraqiste mostrajtimi i mbetjeve shtazore dhe se dorëzimi nuk ka qenë opsion.

“Unë flej i rehat kur e di kontributin që e kam dhënë për Kosovën, edhe mundësinë që me parandalu rrezikun e shpërndarjes së sëmundjeve. Ka qenë rrezik potencial i vazhdueshëm, ndërsa nuk ka pasë zgjidhje tjetër, me e shkatërru fabrikën e me u dorëzu para objektivave tona, ama le t’vazhdojmë në nivelin politik me integrime evropiane. Ky ka qenë opsioni tjetër, po s’ka pasë tjetër”, deklaroi Peci.

Sipas tij, funksionalizimi i fabrikës kërkon përgatitje të thellë teknike dhe financiare, përfshirë staf të trajnuar, kalibrim mjetesh, furnizim me gaz dhe energji.

“Kur fillon puna kjo fabrikë, duhet me bo remontin, kalibrimin e mjeteve, ka kosto të rrymës dhe përdor gaz për funksionim. Duhet me pasë fuqi të madhe punëtore. Një lopë që ngordh në Dragash, një në Boletin, një në Kamenicë, apo njëqind në Bajgorë, duhet me u marrë dhe përpunu përmes mekanizmit që eviton ndotjen. Duhet me i dëgju ekspertët për rreziqet që vijnë nga mostrajtimi i mbetjeve”, theksoi ai.

Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA