Uji i papijshëm, shtrenjtohen bidonët nëpër dyqane

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Gjysma e kryeqytetit vazhdon të mos ketë qasje në ujë të pijshëm.

Vlerat e manganit vazhdojnë të jenë të larta, gjë që po e pamundëson përdorimin e ujit nga Liqeni i Badovcit.

Ndaj në pamundësi që ta përdorin ujin për pirje e gatim, qytetarët po e blejnë atë.

Por ata ankohen se pas njoftimit të IKSHPK-së për mospërdorim të ujit nga Liqeni i Badovcit, çmimet e ujit nëpër dyqane janë rritur.

“Sidomos në këtë kohë të shtrenjtohet edhe uji që është element thelbësor, nuk është adekuate”, tha një qytetar.

“Më herët kemi mundur me marrë 1.20 centë më së shumti, tani është bërë 1.60 centë”, tha një tjetër qytetar.

Sipas tyre, bizneset i shfrytëzojnë krizat për t’i shtrenjtuar çmimet. Për këtë arsye, ata kërkojnë që të ketë më shumë inspektorë në terren.
Për mosinspektim të çmimeve flet edhe aktivisti për të drejtat e konsumatorëve.

“Ne e dimë situatën në vend dhe numrin e vogël të inspektorëve, por edhe ata që janë nuk po inspektojnë sa duhet nëpër markete”, tha Selatin Kaçaniku, aktivist për të Drejtave e Konsumatorëve.

IKSHPK-ja në njoftimin e të hënës rekomandoi që uji nga Liqeni i Badovcit ende nuk mund të përdoret për pirje.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA