Kalo te përmbajtja
Të fundit

Turqia dënon sulmin në veri

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Turqia dënon sulmin në veri

Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa mbeti i plagosur edhe një zyrtar policor.

Ata kanë thënë se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Reklamë

“Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin”, ka thënë zëdhenësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç.

“Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”, thuhet më tej ne reagimin e Bilgiç.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Turqia dënon sulmin në veri | ATV