Mbrëmë trupa e baletit performoi në festivalin e këngës, me ç’rast mori shumë duartrokitje për performancen e shkëlqyer, mirëpo kjo trupë e baletit po has në vështirësi qe disa muaj tashmë për t’i realizuar ushtrimet paraprake, sepse ushtrimet për këto ngjarje të mëdha i mbajnë në kushte te mjerueshme.
Ani pse iu ishte premtuar që këtu do t’i mbajnë ushtrimet e baletit vetëm rreth 2 muaj, por trupa e Baletit të Kosovës këtu po ushtron për më shumë se një vjet.
Ky objekt i takon Ansamblit Shota, por pas mbylljes së Teatrit Kombëtar për shkak të renovimit, edhe trupa e Baletit të Kosovës, ushtrimet për shfaqje i mbanë në të njëjtin vend.
Hapësira e vogël, koordinimi i orareve me ansamblin shota, e kushtet e dhomës ku ushtrojnë janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen çdo dite balerinët e Kosovës.
Balerini Muhamet Bikliqi shprehet krejtësisht i pakënaqur me trajtimin që po iu bëhet.
“Këto janë probleme teknike që njerëzit të cilët vijnë me i pa shfaqjet nuk i shohin por neve na shkakton problem, kjo për shkak edhe të sallës që shfrytëzohet nga dy ansamble (baleti dhe shota), jemi në kushte të tilla të mjerueshme edhe shkaku i mbyllje së teatrit por nuk kemi zgjidhje tjetër në këto kushte ne po vazhdojmë veçshkaku i punës që e dojmë shumë”, tha Bikliqi.
Ndër problemet kryesore për këta balerinë është dyshemeja e pa përshtatshme në të cilin ata ushtrojnë.
Në anën tjetër, nuk ka shpresë që Teatri do të funskionalizohet edhe për disa vjet. Drejtori i tetarit Kombëtar të Kosovës Kushtrim Sheremeti tregon se Renovimi ende nuk ka filluar./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: