Presdenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, mund ta emërojë, Sekretar Shteti, kritikun e tij më të ashpër, Marco Rubio.
Rivalitetin e tyre e dëshmonin edhe thirrjet e zbritura në personale, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ku Trump e quante Rubion ”Marko i vogël”.
Kurse vetë Rubio bënte komente të mprehta ‘për duart e vogla’ të Trumpit.
Por, me republikanët të vendosur fort në kontrollin e Trumpit që kur fitoi zgjedhjet paraprake, Rubio ka kaluar nga kritikues në kampion.
Ata u pajtuan publikisht menjëherë pasi Trumpi mori detyrën dhe dyshja ndanë një skenë gjatë kësaj fushate.
Kush është Marco Rubio?
Ai ka mbështetur fuqishëm Kosovën dhe pavarësinë e saj, duke u rreshtuar me politikën amerikane që e ka njohur atë që nga viti 2008.
Si senator i SHBA-së, Rubio ka mbajtur një qëndrim të fortë për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke u përpjekur për të forcuar marrëdhëniet përmes nismave diplomatike që synojnë mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave të Kosovës në Ballkan.
Këtë e dëshmon edhe një prej takimeve që listohej në agjendën e presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit.
Të dy ishin takuar gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Thaçit në nëntor të vitit 2018.
Sipas një njoftimi presidencial, takimi mes tyre kishte vijuar vetëm disa ditë para se Kuvendi i Kosovës ta miratonte transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
”Për transformimin e FSK-së dhe për dialogun me ndërmjet Kosovës e Serbisë, presidenti Thaçi ka biseduar edhe në takimin e zhvilluar me senatorin republikan Marco Rubio”.
”Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”.
”Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, citohej presidenti Thaçi, sipas njoftimit presidencial më 2018.
Ndërkohë vite më pas, më 2 shkurt 2021 Kosova ishte përmendur nga Rubio në një postim kur mori njohjen nga Izraeli me marrëveshjen e Washingtonit.
Senator Rubio applauds #Israel and #Kosovo for establishing diplomatic relations.
This is an important step for both countries as well as for international peace and security. 🇮🇱 🇽🇰
— Senator Marco Rubio (@SenMarcoRubio) February 2, 2021
“Senatori Rubio përshëndet Izraelin dhe Kosovën për themelimin e raporteve diplomatike. Ky është hap i rëndësishëm për të dyja shtetet, si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruante ai.
Rubio ndër tjera kishte qëndrim të hapur për rolin e ushtrisë amerikane në ndalimin e spastrimit etnik nga Serbia, specifikisht në Kosovë.
Në një deklaratë të publikuar, ai pohonte:
“Forcat e armatosura amerikane kanë qenë një nga forcat më të mëdha për të mirën në botë gjatë shekullit të fundit. Ato ndaluan nazistët, komunizmin dhe të keqiat e tjera, si pastrimin etnik të Serbisë”.
Kurse sot një burim i njohur për Fox News, përmend se Trump mund të ndryshonte ende mendje në minutën e fundit, lidhur me emërimin e Marco Rubios.
”Tani ai po planifikon t’i ofrojë vendin Rubio-s, senatorit me tre mandate, të cilin ish-presidenti e konsideroi si kandidat të tij këtë verë përpara se të emëronte Senatorin JD Vance. si kandidati për zëvendëspresident”, thuhet ndër tjera.