5.4 C
Pristina
Thursday, February 26, 2026

Tri vjet me ushtrues detyre AQP-ja hapi konkurs për drejtor, por shkeli ligjin

PËRGATITI: ARTON HAMITI   

Agjencia Qendrore e Prokurimit pas gati 3 vjetësh funksionimi me ushtrues detyre, pritet të bëhet me drejtor fuqiplotë. Por, konkursi për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të AQP-së, ka disa parregullsi.

Ministria e Financave i ka tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit.

Teksa në shpallje nuk përmendet askund, neni 96 i Ligjit për Prokurim publik parasheh që kandidati për këtë pozitë të ketë “përvojë të konsiderueshme në prokurim”.

“Janë dy elemente kryesore që nuk janë përfshi në konkurs e që kanë të bëjnë fillimisht me përvojën e punës që duhet ta ketë kandidati, e është përvoja e konsiderueshme në fushën e prokurimit publik. Nuk ka kuptim që kandidati të mos ketë përvojë në fushën e prokurimit, kur mandati dhe krejt puna e institucionit ka të bëjë me prokurim. Po ashtu, ka të bëjë me mandatin e drejtorit të AQP-së sepse në konkurs është thënë se mandati do të jetë 4vjeçar,ndërkohë ligji i prokurimit publik e parasheh 3 vjet”, deklaroi Albulena  Nrecaj, INPO.

Këto nuk janë telashet e vetme që i ka konkursi për drejtor të ri të AQP-së.

“Ndryshe nga sa përcaktojnë provizionet ligjore, konkursi është shpallur vetëm në platformën e SIMBNJ-së, ndërkaq MFTP-ja nuk ka përfillur rregullin e publikimit në Ueb-faqen zyrtare të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, apo në ndonjë mjetet e informimit, përfshirë rrjetet sociale”, shtoi tutje ai.

Duke i marrë parasysh dy shkeljet ligjore të lartcekuradhe mungesën e transparencës, sipas Albulena Nrecajt nga INPO, ka dyshime që kjo pozitë është rezervuar për dikë.

“Duke i përmendur mungesën e kritereve bazë dhe kur e shohim që konkursi nuk është promovuar sa duhet, lehtë ngrihen dyshime se pozita është premtuar për dikë.”

Televizioni ka tentuar gjatë ditës të marrë qëndrim nga Ministria e Financave në lidhje me këto pretendime, por deri në transmetimin e kësaj kronike nuk pati përgjigje.

Konkursi për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit do të jetë i hapur deri më 22 gusht./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA