Kalo te përmbajtja
Të fundit

Tri skuadra në NBA vazhdojnë pa humbje, Houston Rockets prin listën

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Tri skuadra në NBA vazhdojnë pa humbje, Houston Rockets prin listën

Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar ndeshjet e radhës në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Deri më tani, vetëm tri skuadra nuk kanë ende asnjë humbje dhe të gjitha renditen në Konferencën e Perëndimit.

Reklamë

Houston Rockets i prin listës, pas fitores bindëse ndaj Atlanta Hawks me rezultat 120-110.

Alperen Sengun udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 29 pikë, nëntë kërcime e po aq asistime, derisa Kevin Durant shënoi 22 pikë e nëntë kërcime.

Te Hawks u dalluan Jalen Johnson me 21 pikë dhe CJ McCollum me 20 sosh.

Me fitoren e katërt radhazi ka vazhduar edhe Oklahoma City Thunder, pasi mundi Phoenix Suns me shifrat 125-114.

Ajay Mitchell shkëlqeu në këtë ndeshje me 30 pikë, derisa Shai Gilgeous-Alexander shtoi 26 pikë për fitoren e skuadrës së tij.

Te skuadra humbëse, Jalen Green u dallua me 20 pikë, si dhe Dillon Brooks me 19 sosh.

Në pozitën e tretë është Memphis Grizzlies, që vjen pas një fitoreje me rezultat të ngushtë ndaj Utah Jazz, 110-105.

Meritorët për këtë fitore ishin Cedric Coward me 16 pikë e 11 kërcime dhe Ty Jerome me 15 pikë e tetë asistime.

Në anën tjetër, Keyonte George shkëlqeu me 26 pikë e gjashtë asistime, mirëpo ato nuk mjaftuan për ta fituar këtë ndeshje.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’