8.3 C
Pristina
Wednesday, January 7, 2026

Trepça e revoltuar – Investuam mbi 100 mijë euro, palestra u shkatërrua

Klubi basketbollistik i Trepçës ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë për dëmtimet e shkaktuara në palestrën “Minatori” gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në reagimin e publikuar në Facebook, KB Trepça ka fajësuar Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) dhe Këshillin e Qendrës së Votimit (KKQ), duke theksuar se objekti është lënë në gjendje të rëndë. Sipas klubit, në palestër janë gjetur edhe mbetje cigaresh, si dhe janë shkaktuar dëme të tjera që kanë pamundësuar zhvillimin normal të stërvitjeve.

Klubi ka bërë të ditur se ka investuar mbi 100 mijë euro në palestrën “Minatori”, ndërsa ka theksuar se edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka realizuar investime të konsiderueshme në këtë objekt.

Reagimi i plotë i klubit:

Jemi thellësisht të indinjuar nga mënyra se si po trajtohet palestra “Minatori”.

Për rreth katër vjet KB Trepça ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt, sepse nuk kemi pranuar ta shohim palestrën të degradohet. Natyrisht, nga investimet kanë përfituar edhe klubet tjera me të cilat e ndajmë këtë objekt me rëndësi.

Por situata është rënduar seriozisht nga veprimet e papërgjegjshme të KQZ dhe KKZ-së, që e kanë lënë palestrën në gjendje të mjerueshme. Në parketin për të cilin janë investuar mjete marramendëse nga MKRS-ja, janë lënë shpuza cigareje dhe janë shkaktuar dëme, duke e bërë pothuajse të pamundur vazhdimin normal të stërvitjeve.

Kjo është papërgjegjësi totale ndaj sportit dhe pronës publike.

Është alarmante po ashtu që për vitin 2025 asnjë klub sportiv nuk ka përfituar subvencione nga komuna, ndërkohë që sporti mbahet gjallë vetëm me sakrificë.

Palestra “Minatori” shfrytëzohet nga mijëra qytetarë dhe sportistë gjatë vitit dhe meriton trajtim serioz dhe veprim të menjëhershëm.

Apelojmë te kryetari i ri i Komunës, z. Faton Peci, të angazhohet që palestra të jetë vetëm në shërbim të sportit, për çka është e destinuar, dhe që të kërkojë përgjegjësi nga organet që nuk e dorëzuan në gjendjen që e kanë pranuar.

Sporti nuk mund të vazhdojë të paguajë çmimin e papërgjegjësisë institucionale apo personave të papërgjegjshëm në institucione.

Qytetarë të dashur, ju presim të mërkurën në palestrën e ngrohtë. Përcjellja e ndeshjes në kushte të volitshme është e mundur falë angazhimit dhe punës së stafit dhe punëtorëve të palestrës, si dhe përkushtimit të klubit tonë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA