Kalo te përmbajtja
Të fundit

Tre fëmijë plagosen në një sulm në një shkollë në Finlandë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Tre fëmijë plagosen në një sulm në një shkollë në Finlandë
Policia finlandeze duke e hetuar vendin e ngjarjes në shkollën fillore “Viertola” në Finlandë, ku u plagosën tre fëmijë, 2 prill, 2024.

Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë fillore në Finlandë të martën, njoftoi Policia finlandeze.

I dyshuari, një i mitur po ashtu, u arrestua nga policia.

Reklamë

Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sulmi ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki.

Kjo shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri të e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

“Rreziku i menjëhershëm ka përfunduar”, tha kryetari i shkollës “Viertola”, Sari Laasila për Reuters, duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit./REL/

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’