Kryetari i Komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, në emisionin CONTEXT në ATV, theksoi rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse nga liderët politikë, duke u bazuar në përvojën e kryetarëve të komunave që përfaqësojnë të gjithë qytetarët.
Totaj tha se kryetarët e komunave kalojnë në një stad tjetër të qasjes, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që nuk i kanë votuar.
“Kryetarët e komunave kanë një qasje gjithëpërfshirëse dhe në momentin kur bëhen kryetarë, me njëfarë mënyre kalojnë në një stadium tjetër, sepse e reprezentojnë tërë qytetin, edhe ata njerëz që nuk kanë votuar për ta. Kjo mendoj se i mungon skenës politike në një nivel pak më të lartë. Qasjen ish dashtë pak me zgjanu, me ba gjithëpërfshirëse dhe me ju drejtu krejt audiencës dhe krejt votuesve, pa dallim partiak,” tha Totaj.
Ai përmendi rëndësinë e qeverisjes së mirë për të gjithë qytetarët dhe e vlerësoi këtë qasje tek kandidati i PDK-së, Bedri Hamza.
Intervistën e plotë të Shaqir Totajt në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: