Kryetari i Komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, në emisionin CONTEXT në ATV, njoftoi se lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit do të përfshijë një përqindje të lartë të emrave të rinj.
Totaj tha se lista është pjesë e procesit të reformimit të partisë dhe do të përfshijë figura të reja me potencial dhe përvojë jashtë politikës.
“Dy të tretat e kandidatëve në listën e PDK-së do të jenë kandidatë të rinj. Unë jam shumë optimist se në mesin e tyre ka edhe kandidatë seriozë që kanë pasur performancë të mirë në fusha të tjera jashtë politikës, dhe kjo tregon se PDK-ja ka nisur me u reformu,” tha Totaj.
Intervistën e plotë të Shaqir Totajt në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: