spot_imgspot_img
spot_img

Thomas Tuchel:Nuk kam asgjë personale me Jude Bellingham

Selektori i Anglisë Thomas Tuchel,ka folur për marrëdhëniet me yllin e Real Madridit Jude Bellingham.

Tuchel iu përgjigj pyetjeve se përse nuk e nominoi Bellinghamin për ndeshjet e “tre luanëve”për ndeshjen kualifikuse të botërorit 2026 kundër Letonisë dhe miqësoren kundër Uellsit,duke thënë se me të nuk ka problem personal dhe se ka nevojë për të fituar vetëbesimin tek Real Madrid.

Është një lojtar shumë i veçantë, dhe për lojtarë të veçantë mund të ketë rregulla të veçanta, e kuptoj këtë. Por për këtë grumbullim vendosëm të qëndrojmë besnikë ndaj vendimit tonë për të ftuar të njëjtën skuadër. Kjo vlen edhe për Jude  ai meriton të jetë gjithmonë pjesë e ekipit.Mendoj gjithashtu se është situata që ai ende nuk e ka rifituar plotësisht ritmin te Real Madrid.

Përndryshe Tuchel foli edhe për mosnominimin e Phil Foden dhe Jack Grealish për këto ndeshje,duke thënë se as me ta nuk ka problem por ky vendim vlen vetëm për këtë grumbullim.

Kujtojmë që Anglia do të luaj ndeshjen kualifikuese të botërorit 2026 kundër Letonisë,teksa do të luaj edhe një miqësore kundër Uellsit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA