Kosova publikon listën për ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës

Kombëtarja e Kosovës,ka bërë publike listën për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në grupin B3 kundër Izraelit dhe Irlandës.
Përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar gjithsej 27 futbollistë për këto dy përballje mjaft të rëndësishme për “Dardanët”,ku janë ftuar edhe futbollistë të rinj si: mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi.
Reklamë
“Dardanët”synojnë që në dy ndeshjet të shënojnë fitore ku të paktën synojnë pozitën e dytë që dërgon në play-offin për palsman në ligën A,dhe kjo varet edhe nga rezultatet nga ndeshjet e tjera të këtij grupi.
Kosova pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në grupin B3 të Ligës së Kombeve gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 5 pikë aq sa ka Irlanda në pozitën e tretë,ku së pari mposhti Irlandën në Prishtinë 1:0,e më pas humbi ndaj Austrisë në Vjenë 3:1 teksa barazoi kundër Izraelit 1:1 në Budapest e më pas ndaj Austrisë në Prishtinë poashtu me rezultat 1:1.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë më 14 nëntor kundër Izraelit,e më pas “Dardanët”udhëtojnë drejt Dublinit ku do të takohen kundër Irlandës.
Reklamë







