Kalo te përmbajtja
Të fundit

Golden Warriors dhe Phoenix Suns triumfojnë në NBA, Curry dhe Booker shkëlqejnë me paraqitjet e tyre

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Golden Warriors dhe Phoenix Suns triumfojnë në NBA, Curry dhe Booker shkëlqejnë me paraqitjet e tyre

Golden State mposht Miami Heat me 120-100, ndërsa Phoenix Suns fiton ndaj Orlando Magic me rezultatin 117-104.

Vetëm dy ndeshje u zhvilluan të enjten mbrëma në NBA, por spektakli dhe rezultatet bindëse nuk munguan.

Reklamë

Golden State Warriors vijon formën pozitive, duke regjistruar fitoren e gjashtë të sezonit pas triumfit 120-100 ndaj Miami Heat. Një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses dha stoli i Warriors, nga i cili erdhën plot 53 pikë.

Stephen Curry ishte shënuesi më i mirë për skuadrën vendase me 29 pikë, ndërsa për Miami Heat spikati Mitchell, i cili realizoi 22 pikë. Kjo ishte humbja e gjashtë sezonale për skuadrën nga Florida.

Fitore regjistroi edhe Phoenix Suns, që mposhti Orlando Magic me rezultatin 117-104. Devin Booker udhëhoqi skuadrën vendase me 30 pikë, ndërsa Brooks kontribuoi me 24 pikë të tjera.

Nga ana e Orlando Magic, Carter Jr. zhvilloi një paraqitje të mirë, duke realizuar 27 pikë, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës.

Kështu, Golden State Warriors dhe Phoenix Suns siguruan fitore të rëndësishme, duke vijuar rrugëtimin e tyre në sezonin e NBA-së.

Reklamë