Jose Mourinho i prerë për Viniciusin: Interesi i Real Madridit është mbi çdo individ

Trajneri portugez thekson se asnjë futbollist nuk është mbi ekipin, duke komentuar kritikat ndaj yllit brazilian pas paraqitjes kundër AEK-ut.
Jose Mourinho ka bërë të qartë se interesat e Real Madridit do të jenë gjithmonë mbi ata të lojtarëve individualë, përfshirë edhe yllin brazilian Vinicius Junior.
Reklamë
Sulmuesi është përballur me kritika pas paraqitjes së tij ndaj AEK-ut, por trajneri portugez beson se pritshmëritë ndaj tij janë natyrshëm më të larta për shkak të cilësive dhe statusit që gëzon në futbollin botëror.
“Nëse Vini do të ishte një lojtar normal, askush nuk do të thoshte asgjë për paraqitjen e tij kundër AEK-ut. Por ai është Vinicius dhe të gjithë presin më shumë prej tij, ndaj të gjithë thonë se ishte një paraqitje e dobët”, u shpreh fillimisht Mourinho.
Tekniku portugez vlerësoi gjithashtu qëndrimin e brazilianit, marrëdhëniet e tij me bashkëlojtarët dhe përkushtimin në stërvitje, duke theksuar se sulmuesi po punon shumë.
Megjithatë, Mourinho ishte i qartë sa i përket filozofisë së tij dhe vendimeve për formacionin titullar.
“Nuk do ta dëmtoja kurrë një ekip për të përfituar një lojtar”, deklaroi trajneri.
Mourinho shtoi se do të marrë vendimet e tij për përzgjedhjen e skuadrës sapo Vinicius të jetë i gatshëm për ndeshjet e La Ligës, duke lënë të kuptohet se askush nuk e ka të garantuar një vend në formacionin titullar.
Reklamë







