Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shqipëria publikon listën për ndeshjet kundër Finlandës dhe Bjellorusisë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shqipëria publikon listën për ndeshjet kundër Finlandës dhe Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare,ka bërë publike listën për dy ndeshjet e fundit të Ligës C1 të Ligës së Kombeve,ku kuqezinjët do të takohen kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.

Përzgjedhësi Roland Maran ka ftuar gjithsej 27 futbollistë për këto dy ndeshje,ku Shqipëria syon që të marrë pikët e plota e cila do t’ia siguronte pozitën e parë në grupin C1,dhe poashtu edhe plasmanin për në ligën B edicionin e ardhshëm.

Reklamë

Përndryshe në listën e “kuqezinjëve”ka risi dhe rikthime në ekip,ku një prej risive është mbrojtësi Ysni Ismajli,teksa pjesë e listës janë edhe lojtarët si: Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani,Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

Kujtojmë që Shqipëria më 12 nëntor e pret Finlandën në “Air Albania” në Tiranë,teksa më pas 15 nëntor kuqezinjët udhëtojnë drejt kryeqytetit hungarez Budapest ku do të takohen kundër Bjellorusië në ndeshjen e fundit.

Reklamë