Një person është therur me thikë sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rasti po hetohet dhe është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Hetimet rreth rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
“Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Ahmeti.