Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
“Në ora 08:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.





