Në mbarë botën pa marrë parasysh vendin apo gjuhën, interesimi për tu informuar nga gazetat e shkruara apo nga televizioni ka rënë, kështu duke u shfrytëzuar mënyrat më të lehta dhe më argëtuese.
E një ndër aplikacionet e tilla është edhe TikTok-u i cili numëron mbi 500 milionë përdorues aktiv çdo muaj. Strategjia e këtij aplikacioni që të krijoj dhe të shpërndaj video të shkurta komike, me efekte dhe muzikë ka bërë që jetë atraksion për cdo grup moshë. Por ajo që po shihet më shqetësuese është se grupmoshat më të reja po zgjedhin të marrin informacione përmes mediave pa I vërtetuar ato sidomos kur vijnë në pyetje se këto informacione promovohen nga personalitetet dhe influencer të ndryshëm si në, Tik Tok, Instagram, dhe Snapchat.
Sipas Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë doli në përfundim se TikTok është rrjeti sociale me rritjen më të shpejtë i paraqitur në raport, i përdorur për informacion nga 20% e përdoruesve të moshës 18 deri në 24 vjeç, 5% më shumë nga viti i kaluar. Më pak se gjysma e të anketuarve shprehën një interes të madh për lajmet në përgjithësi.
“Nuk ka asnjë arsye për të shpresuar që të lindurit në vitet 2000 do të fillojnë papritur të preferojnë faqet e vjetra të internetit, aq më pak lajmet e shtypit dhe televizionit”, theksoi drejtori i Institutit në raport, Rasmus Nielsen. Raporti u bazua në një anketë në internet me afro 94,000 të rritur në 46 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo, më pak se 1/3 e të anketuarve thanë se një mënyrë e mirë për të qëndruar të informuar është përmes lajmeve të zgjedhura nga algoritme dhe jo nga redaktorët apo gazetarët.
Mesatarisht, 40% e të anketuarve thanë se i besojnë shumicës së lajmeve që ata lexojnë.
Kështu në shtetet e Bashkuara është shënuar një rritje prej 6% në besimin e tyre ndaj lajmeve, duke arritur në 32%, por mbeten ndër më të ulëtat në renditje.
Ndërsa, 56% e qytetarëve në tregjet mediatike thonë se nuk mund të bëjnë dallimin midis lajmeve reale dhe të rreme në internet, kjo shifër është rritur me 2% rritje nga viti i kaluar.
Nga ky sondazh I cili zbuloi se 48% e të anketuarve thanë se janë shumë të interesuar për lajmet, nga 63% në 2017./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: