Të gjithë të helmuarit në Mitrovicë janë në gjendje të mirë dhe janë liruar në shtëpi

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka thënë për KosovaPress, se 26 nxënësit e helmuar nga ushqimi, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi.

Sipas tij, në bazë të deklaratave të nxënësve, dyshohet se ata janë ushqyer në një lokal afër shkollave të mesme dhe dy shkollave tjera fillore në Mitrovicë.

Prej dje pasdite kanë filluar të vijnë raste… me shqetësime shëndetësore të cilat janë karakteristike për intoksikacione alimentare apo helmime në ushqim që kanë qenë me temperaturë, plogështi, vjellje etj. Dje pasdite janë paraqitur shtatë raste në QKMF dhe pastaj gjatë orëve të mbrëmjes dhe natën ky numër ka arritur në 26. Prej tyre 21 kanë marrë terapinë mjekësore dhe janë liruar në gjendje të përmirësuar shëndetësore në shtëpi, ndërsa pesë raste janë referuar në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës ku edhe ata pasi kanë marrë terapinë janë liruar në shtëpi dhe nuk ka asnjë nxënës të hospitalizuar. Të gjithë janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore… Shumica e tyre deklarojnë se janë ushqyer në një lokal afër shkollave të mesme dhe dy shkollave fillore të Mitrovicës’, ka thënë Shabani.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka inspektuar këtë lokal, me ç’rast njoftojnë se higjiena sanitare nuk ka qenë në gjendje të mirë dhe se e kanë mbyllur lokalin përkohësisht.

Në njoftimin e AUV thuhet se parregullsi kanë hasur më së shumti në pjesën ku përgatitet doneri, derisa shtojnë se lokali nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare.

“Hapi i parë është ndaluar puna dhe ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Janë evidentuar të gjitha informata mbi procesin e punës dhe gatimit. Kryesisht ushqimet e gatuara kanë qen: Hamburger, doner, tost etj. Përgatitja e mishit shkrirja në vaskë, deri të gatimi i final është bërë aty për disa produkte, disa të tjera janë furnizim nga mishtorja. Gjendja higjienike- sanitare në momentin e inspektimit nuk ka qen e mirë. Sidomos në hapësirën e përgatitjes se mishit për doner. Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer DDD”, thuhet në njoftim.

Nga kjo agjenci potencuan se operatorit ekonomik do të ndërmerren të gjitha masat ligjore nga të gjeturat përfundimtare, derisa treguan se pacientët kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë liruar në shtëpi.

“Janë marrë strishot nga mjetet e punës, tavolinat e shërbimit, pjata e servimit dhe duart e kuzhinierit. Janë marrë mostra të produkteve ushqime: doner, pleskavicë, sallatë majoneza dhe sosa. Të gjitha mostrat janë përgatitur sipas procedurës standarde për dërgim në laborator. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në nxjerrje të rezultateve të analizave laboratorike. Janë vizituar përsëri pacientet për të parë gjendjen shëndetësore. Të gjithë pacientet deri me tani (30) qe kanë marrë trajtim mjekësorë janë liruar për shtëpi. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacienteve. Ndaj operatorit ekonomik do të ndërmerren të gjitha masat ligjore konform të gjeturave përfundimtare raporteve të analizave laboratorike. Jemi ende në teren bashkë me mekanizmat tjerë shtetërorë, për të marrë veprimet të nevojshme për mbrojtjeje të shëndetit të qytetareve”, potencohet nga AUV.

AUV njofton se më të marrë lajmërimin për këtë situatë, kanë vizituar pacientët dhe më pas kanë vazhduar inspektimin në lokalin “On Top Food”.

“Pas lajmërimit nga IKSHPK zyra në Mitrovicë se disa paciente kanë kërkuar ndihmë mjekësore nën dyshimin për helmim me ushqim. Inspektorët Sanitarë të AUV-së në Mitrovicë menjëherë kanë dalë në raste bashkë me Policinë. Fillimisht janë vizituar pacientet në Emergjencën e spitalit në Mitrovicë. Nga pacientet e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim. Inspektorët bashkë me Policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘’ On Top Food’’ Rr. Skënderbeu Mitrovicë”, thonë ata.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA