Pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ku edhe u dakorduan për pikat drejt depërshkalëzimit të situatës në veri, zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, pritet që gjatë javës të takohet me krye negociatorin serb në dialog Petar Petkovic.
Bislimi e Petkovic pritet të dakrdohen për hapat e mëtejmë lidhur me depërshkallëzimin e situatës në veri pas marrëveshjes së fundit me BE-në.
Megjithatë në këtë takim sipas njohësve të politikës, Kosova është në avantazh karshi Serbisë pasi që është ka marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve në veri, dhe kësisoj përgjegjësia mbetet tek pala serbe.
“Kosova e gjuan topin si me thanë tek pala serbe dhe pritet që edhe pala serbe t’i thotë po këtij veprimi dhe në njëfarë forme të kemi një deeskalim të plot në veriun e Kosovës. Sigurisht që takimi i radhës mes Bislimit e Petkovicit do të jetë edhe një parapërgatitje për takimin e radhës mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq dhe kësisoj të jetë finalizim i plot i marrëveshjes”, tha analisti politik, Arbnor Sadiku.
Mirëpo, kë të tillë që me skepticizëm e shohim takimin e javës së ardhshme.
“Edhe nga takimi që pritet të mbahet mes zotit Bislimi dhe Petkovic e po ashtu nëse i hapet mundësia edhe një takimi të lartë në mes të presidentit Vuçiq e kryeministrit Kurti jam skeptik që mund të ketë lëvizje përpara për arsye se Serbia ashtu siç ka qenë e barikaduar rreth formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe do të vazhdoj ne avazin e vjetër duke u barikaduar po prapë në kërkesën e saj”, tha politologu, Fidan Ukaj.
Me dakodrimin e fundit, pritet që në komunat veriore të ketë zgjedhje të reja që sipas Qeverisë do mbahen nga pas verës, kurse Policia tashmë e zvogëluar numrin e trupave në dhe përreth ndërtesave të komunave në veri të vendit.
Tensionet në veri nisën në javën e fundit të majit kur kryetarët e zgjedhur shqiptar, pasi bënë betimin, tentuan të hynin në objektet e komunave për ta vazhduar detyrën.
Nisma e tyre u kundërshtua nga banorët lokalë serbët që menjëherë u mblodhën para objekteve të komunave në Zveçan e Leposaviq, teksa pati përleshje mes tyre dhe policisë së Kosovë.
Pas kësaj, kontrollin atje e mori KFOR-i, por që serbët sulmuan edhe ata, të hënë e 29 majit, ku me tjerash mbi 30 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan.
Që nga atëherë serbët vazhdimisht kanë dal pran objekteve të komunave në Zveçan e Leposaviq, ku në këtë të fundit kryetari Lulzim Hetemi nuk ka dal nga objekti i komunës, ndonëse janë bërë plot 52 ditë. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: