Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti për këto katër vite të qeverisjes së tij nuk arriti në seancë që të përmend asnjë projekt që po e përfundon, raporton EO.
Ai tha se fenomeni që më shumë e ka goditur Kosovës është emigrimi i qytetar-zbrazja e Kosovës.
“Cila është Kosova sot pas katër vite qeverisje Kurti? A është kjo qeverisë që ata kanë votuar qytetaret? Cila është pamja sot? Fenomeni që më shumë e ka goditur Kosovës është emigrimi i qytetar, zbrazja e Kosovës. Sipas statistikave gjatë këtyre katër viteve, 50 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën brenda një vitit, për tri vite rresht ka 50 mijë qytetar kanë lëshuar vendin. 41 për qind e shtëpive në Istog janë të pabanuar, Klina 40 për qind të pa banuar…. i bie që rreth 30-35 për qind e shtëpive janë të pa banuara në Kosovë. Nëse i shihni arsyet e Institutit GAP se pse këta e kanë lëshuar janë arsyet ekonomike”, tha Tahiri.
Sipas tij kryeministri më shumë u shfaq si prezenatues para deputetëve sesa që ia doli të arsyetohet.
“Këto katër vite qeverisë kryeministrit të Kosovës nuk arrit me përmend asnjë projekt që po e përfundon. Kryeministrin më shumë e pamë si prezantues të statistikave të Prokurorisë, gjykatave, prezantues të ministrive por nuk e pamë si një kryeministër”, ka thënë Tahiri.