​Tahiri: Qeveria Kurti me rekorde të shkeljeve kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shënuar rekord të shkeljeve kushtetuese.

Në debatin për qeverisjen katër vjeçare të Kurtit, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se “skandal e dështim i madh janë edhe kontratat njëburimore”.

“Kjo qeveri është qeverisja më rekorde e shkeljeve kushtetuese, gjatë këtij mandati nëntë raste janë të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese si ligje anti-kushtetuese të cilat në esencë një nga një, qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëmtimin e ekonomisë së lirë. Skandali i dytë apo dështimi i dytë ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandalet më korruptive të historisë së Kosovës, të tendereve njëburimorë. Gjatë periudhës 22 mars 2021 deri më 1 shtator 2024 kjo qeveri ka lidhur gjithsej 2.123 kontrata me procedurë të negociuar me lidhje të shkurtë pa publikim të kontratës një burimore, me një vlerë totale prej 272 milionë euro, 954 mijë e 724 euro ”, tha ai.

Tahiri përmendi edhe aktakuzën ndaj ish-kryesuesit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Çështja e katërt ndërlidhet me skandalin në KEK, Nagip Krasniqi sot ka një aktakuzë, rasti është në prokurori ndërsa, hajnia, menaxhimi dhe keqmanxhimi është marramendës deri tek situata ku parapolitika na e tregon se kur të ndalet dhe lëshohet rryma. Më tutje ndërlidhet me blerjen e energjisë e cila me shpërndarjen e tenderëve ka ndërhyrë drejtpërdrejtë në treg, dhe sot raporti dallon në aspektin diametral të kundërt. Sot kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se si u fal borxhi i ujit, pse u fal, cila është procedura dhe cila është kjo situatë“, tha Tahiri.

Tutje gjatë fjalimit të tij përmendi edhe pagën minimale.

“Sot kryeministri i Kosovës duhet t’i tregoi skandalin e madh të pagës minimale, të lidhjes me veteranët e UÇK-së, a ka qenë ai që ka urdhëruar kryetaren e grupit parlamentar që të flas me Radojçiqin dhe njerëzit që kanë të drejtë nën ndikim të pagës minimale. Sot kryeministri i Kosovës duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës pse sot Kosova është e vetmja nën sanksione të BE-së si është e mundur që për katër vite këmba e tij nuk ka shkelur as në State Department, as në Pentagon, as në Shtëpinë e Bardhë, në shtetin që na ka mbrojtur, që na kanë ndihmuar në liri, a është kërkesë e tij, qejfi i tij apo nuk e kanë pranuar”, u shpreh ai.

Besnik Tahiri tha se sot nga kryeministri Kurti presin ballafaqim me fakte dhe “jo të flas për veriun e Kosovës”.

“Kryeministër ky ballafaqim duhet të jetë ballafaqim me argumente, unë e di që këtu do të dalësh e do të flasësh për veriun e Kosovës, unë e di që do të mundohesh të ikësh nga të gjitha këto por sot ne presim që të ballafaqohesh në fakte dhe t’i demantosh”, theksoi ai. /kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA