Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria më e dështuar në Kosovë, raporton EO.
Ai tha se kjo qeveri për mandatin katër vjeçar ka pasur në dispozicion 12 miliard euro, por që nuk ka bërë asnjë projekt që do të mbahet mend për këto vite.
“Qeveria për katër vite ka pasur 12 miliard euro buxhet, në këto 12 miliard euro a ka ndonjë projekt që është nisur dhe është përfunduar, përveç urës së Saradranit. Është ky kabinet qe ka dhënë premtim që do t’i rris pensionet, sa i ka rritur 20 euro. Po është rrit ekonomia, 240 milion euro ja keni dhënë dostave të juaj përmes tenderëve një burimor”, ka thënë ai.