Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast ka takuar kryetaren e kësaj gjykate, Gresa Caka-Nimani.
Në platformën X, ai ka kërkuar që të zbatohet aktvendimi i kësaj gjykate për Manastirin e Deçanit.
“Theksova se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik. Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”, ka shkruar Szunyog.
Ai ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Szunyog.