Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
“DHUNË NË FAMILJE/ Pejë 20.11.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij”, njoftoi Policia e Kosovës.
Tutje, Policia njoftoi se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.