Kalo te përmbajtja
Të fundit

Sulmohet me mjet shpërthyes ekipi i REL në Zubin Potok

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Sulmohet me mjet shpërthyes ekipi i REL në Zubin Potok

Ekipi i Radios Evropa e Lirë është sulmuar në Zubin Potok, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Pas përfundimit të protestës së serbëve në këtë komunë pak pas orës 15:00, REL raporton se vetura me të cilën po udhëtonte ekipi është sulmuar me një mjet shpërthyes nga banorët lokalë.

Reklamë

Pavarësisht se nuk dihet se me çfarë mjeti është sulmuar vetura, gazetarët thanë se shpërthimi ishte i fuqishëm.

Nga ky sulm, që ndodhi teksa vetura ishte në lëvizje, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit të REL-it nuk ka pësuar lëndime.

Ekipet e gazetarëve të mediumeve të ndryshme, që kanë raportuar nga veriu i Kosovës lidhur me protestat e banorëve lokalë, kanë qenë cak i disa sulmeve më 30 maj, ka raportuar gjatë ditës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës./REL

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Sulmohet me mjet shpërthyes ekipi i REL në Zubin Potok | ATV